Shpallen fituesit e Çmimit “Sami Frashëri” 2026

Shpallen fituesit e Çmimit “Sami Frashëri” 2026

Në Belsh këtë mesjavë u zhvillua edicioni i tretë i Çmimit “Sami Frashëri”, një aktivitet që synon të vlerësojë kontributet më të spikatura në studimet albanologjike, letërsi dhe publicistikë. Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Belshit morën pjesë personalitete të njohura të jetës akademike, kulturore dhe mediatike, mes tyre Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, akademikë, profesorë, studiues, shkrimtarë, gazetarë e publicistë, si edhe nxënës e gjimnazistë të Belshit. I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani ,themelues i këtij Çmimi, i krijuar në vitin 2024 me vendim të Këshillit Bashkiak të Belshit, i cili mban emrin e Sami Frashërit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare shqiptare. Për vitin 2026, juria, e kryesuar nga Namik Dokle, shpalli...