Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili së fundmi zbuloi publikisht detaje nga marrëveshja financiare me Top Channel për hyrjen në Big Brother VIP Albania, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit. Pas publikimit të një videoje virale, ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar përkohësisht rrogën e bashkëshortes së tij, reagimet nuk kanë munguar. Sipas Vrenozit, kjo shumë ishte vendosur si kusht për hyrjen e tij në BBVA, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën dhe të kujdesej për motrën e tij të sëmurë. Megjithatë, kjo dalje publike duket se ka sjellë pasoja të menjëhershme. Moderatori i spektaklit, Ledion Liço, ka bërë një lëvizje të qartë distancimi, e cila nuk...