Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

Showbiz E Enjte, 26 Mars 2026 10:04 “Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e tretë, e si zakonisht, para nisjes zyrtare të spektaklit, nisin aludimet për emrat që mund të bëhen pjesë e reality show-t. Lista është e gjatë dhe përfshin artistë, aktorë, influencues dhe figura të njohura të ekranit, disa i njohim mirë. Mes emrave që u përmendën janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, si edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimi apo rrjetet sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ. Po ashtu, pjesë e kastit mund të jenë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora...