Zarfi i Zi mbërrin në Big Brother Albania Vip 5

Zarfi i Zi mbërrin në Big Brother Albania Vip 5

Showbiz E Enjte, 26 Shkurt 2026 18:18 Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 5” është tronditur mbrëmjen e sotme nga mbërritja e papritur e “Zarfit të Zi”, një nga momentet më të forta dhe vendimtare të formatit. Zarfi i cili zakonisht përmban masa disiplinore ose vendime të rëndësishme nga Vëllai i Madh, ka sjellë tension dhe ankth mes banorëve. ”Zarf i zi në shtëpi! Televotimi aktual anulohet, banorët nuk janë në dijeni. Të shtunën mbrëma, Vëllai i Madh zbulon detajet”,-thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.