Yll Limani flet hapur për bashkëpunimet: Pse ndonjëherë thotë “jo”

Yll Limani flet hapur për bashkëpunimet: Pse ndonjëherë thotë “jo”

Showbiz E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:52 Yll Limani ka folur hapur për një temë delikate në industrinë muzikore: refuzimet për bashkëpunim. Këngëtari pranon se dikur e kishte të vështirë ta pranonte një “jo”, madje kishte edhe inate me kolegë që nuk pranonin bashkëpunime. “Bota është shkallë shkallë,” shprehet ai, duke shtuar se me kalimin e kohës e ka kuptuar se edhe vetë mund të gjendesh në situata kur duhet të thuash “jo”. Sipas Limanit, arsyet e refuzimit nuk kanë lidhje me arrogancën apo sjelljen e keqe. Ka raste kur kënga nuk është e duhura, koha nuk përputhet, apo thjesht bashkëpunimi nuk i pëlqen. “Kur nuk më pëlqen, nuk e bëj,” thotë ai, duke theksuar se gjithmonë përpiqet të jetë korrekt dhe jo i pasjellshëm....