Xhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati
Pas muajsh spekulimesh dhe zërash në rrjet, më në fund ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Xhonatan Islami lidhur me ndarjen nga moderatorja Roza Lati. I ftuar në një emision televiziv, Xhonatani ka zgjedhur të flasë hapur për fundin e marrëdhënies së tyre, duke i dhënë kështu fund aludimeve që qarkullonin prej kohësh. Ai u shpreh se tashmë është single dhe në paqe me këtë fazë të jetës së tij, ndërsa nuk kurseu fjalët e mira për ish-partneren. “Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat”, është shprehur ai, duke treguar një qasje të qetë dhe pa tension ndaj ndarjes. Më tej, Xhonatani ka zbuluar edhe disa detaje mbi marrëdhënien e tyre, duke konfirmuar se historia e dashurisë kishte përfunduar prej...
Burimi:
argjiroja.net