Videoja “Brad Pitt vs Tom Cruise” ndez debat: AI po turbullon kufijtë mes realitetit dhe trillimit

Videoja “Brad Pitt vs Tom Cruise” ndez debat: AI po turbullon kufijtë mes realitetit dhe trillimit

Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social X ka rihapur diskutimin mbi kufijtë gjithnjë e më të paqartë mes Inteligjencës Artificiale dhe realitetit. Klipi paraqet Brad Pitt dhe Tom Cruise në një përplasje dramatike mbi një çati, ndërsa gjithçka rreth tyre shembet një skenë që në pamje të parë duket si pjesë e një filmi aksion hollivudian. Megjithatë, pavarësisht realizmit mbresëlënës, videoja nuk është reale. Ajo është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale dhe ka arritur të mashtrojë shumë shikues për shkak të cilësisë së lartë vizuale. Klipi, i titulluar “Tom Cruise vs Brad Pitt: Smackdown i gjeneruar nga IA”, po qarkullon me shpejtësi në internet dhe ka grumbulluar miliona shikime, duke nxitur reagime të forta si nga fansat, ashtu edhe nga kritikët. Interesi...