VIDEO/ Surprizon këngëtarja në Living Day: Jam në pritje të ëmbël për herë të dytë!

VIDEO/ Surprizon këngëtarja në Living Day: Jam në pritje të ëmbël për herë të dytë!

Këngëtarja Hersi Matmuja ka ndarë një lajm të bukur këtë të mërkurë në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus. Gjatë bisedës me moderatoren Brunilda Lahe, artistja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Pjesë nga biseda: Matmuja: Jemi në pritje të ëmbël për herë të dytë! Lahe: Shumë urime! Të jetë një shtatzëni e mbarë, e bukur. Sa bukur që Hana do bëhet me motër apo vëlla? Matmuja: Nuk e dimë akoma, është herët. Lahe: Jam shumë e lumtur vërtetë për ty! Këngëtarja Hersi Matmuja është nënë e një vajze, Hana. /vizionplus.tv