Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Video/ Ndodh puthja e parë në buzë brenda Big Brother VIP Albania
Një zhvillim i ri ka sjellë dinamika dhe tensione të shtuara në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi mbrëmjen e sotme Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë dalë zyrtarisht nga akuariumi, duke iu bashkuar pjesës tjetër të banorëve. Vendimi erdhi nga Vëllai i Madh, i cili u dha gjashtë banorëve mundësinë të lënë pas izolimin, por me një kusht të prerë: ata nuk duhet të komunikojnë në asnjë mënyrë me banorët e tjerë të shtëpisë, përveçse me njëri-tjetrin. Çdo shkelje e këtij rregulli do të sillte pasoja të menjëhershme dhe kolektive. Sipas rregullit të vendosur, nëse qoftë edhe njëri prej tyre flet apo reagon ndaj pjesës tjetër të shtëpisë, të gjashtë do të rikthehen në izolim për një kohë të pacaktuar, duke...