Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka ndarë një urim shumë të veçantë për bashkëshortin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, me rastin e ditëlindjes së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja i ka dedikuar atij disa fjalë të ndjera, duke shprehur hapur dashurinë që ndjen për të. Selena publikoi të dielën, më 8 mars, në llogarinë e saj personale në Instagram një seri fotosh të ndryshme me Benny Blanco. Në galerinë e ndarë me ndjekësit, përfshiheshin momente të veçanta nga ceremonia e tyre e dasmës, por edhe çaste të thjeshta nga jeta e përditshme që kalojnë së bashku. Në disa prej fotografive, çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje në buzë dhe përqafime, duke reflektuar një marrëdhënie të mbushur me dashuri dhe afeksion....