U largua nga “Big-u”, Sasa: Nuk u pendova!

U largua nga “Big-u”, Sasa: Nuk u pendova!

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, vendosi mbrëmë gjatë spektaklit live të largohet vullnetarisht nga shtëpia e BBVK, duke surprizuar fansat dhe banorët e tjerë. Gjatë emisionit, Sasa foli hapur për vendimin e saj dhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë hap. Ajo theksoi se largimi nuk lidhej me ndonjë grindje apo konflikt, por ishte rezultat i reflektimit të saj personal dhe i gjendjes brenda shtëpisë. Në Big Talk, ajo u shpreh: “Nuk po mërzitem, po e shijoj daljen. Jo, nuk u pendova, sepse nuk jam tip që pendohem. Gjërat i mendoj shumë mirë para se t’i bëj”. Sasa shtoi se vendimi ishte i menduar dhe i arsyetuar, duke reflektuar mbi eksperiencën e saj në garë. Ajo gjithashtu theksoi se ambienti...