Tre banorë të rinj bëhen pjesë e Big Brother VIP, i japin imunitet dhe tre të tjerëve/ Kush shkon në televotim

Tre banorë të rinj bëhen pjesë e Big Brother VIP, i japin imunitet dhe tre të tjerëve/ Kush shkon në televotim

Tre banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Livia, Arditi dhe Shëndriti janë tre hyrjet më të reja, të cilët në ditët e ardhshme do të jetojnë në shpellë. Ata gjithashtu kishin dhe ndikim në nominimin e ardhshëm. Ata zgjodhën tre banorë që i morën me vete në shpellë, të cilët janë imunë. Livia zgjodhi Mateon, Arditi zgjodhi Selin, ndërsa Shëndriti zgjodhi Gimbon. Pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë të nominonin dhe të nominoheshin. Ata që shkuan në televotim nga nominimet ishin Ina, Greta, Miri, Baby G dhe Rogerti.