Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe aktori britanik Aaron Pierre i kanë dhënë fund lidhjes së tyre romantike pas më pak se një viti bashkë, bëjnë të ditur burime ekskluzive për Page Six. Lajmi vjen në një moment kur në rrjet kishin nisur të qarkullonin thashetheme të pakonfirmuara për një ndarje mes çiftit, të cilat tani duket se janë konfirmuar. Sipas burimeve pranë tyre, arsyeja e ndarjes mbetet e paqartë, por thuhet se dyshja ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara në mënyrë paqësore. As Taylor dhe as Pierre nuk kanë reaguar publikisht për këtë zhvillim. Ndarja ndodh në një periudhë mjaft të rëndësishme profesionale për të dy. Teyana Taylor ka marrë së fundmi një nominim për Golden Globe në kategorinë e Aktores më të Mirë në Rol...