Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
“Të dua, a do martohesh me mua”? Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64
Disa momente të pazakonta u shënuan në skenën e Festivalit të 64 të RTSH, në natën finale. Kur mbaroi performanca e këngëtares Sheila, dhe Salsano Rrapi e Arilena Ara dolën në skenë nga publiku erdhi një propozim për martesë për Arilenën “Arilena të dua. A do të martohesh me mua!” u dëgjua nga salla e publikut. Në momentin kur kamera u drejtua nga djali ai u largua. Ndërkohë Arilena nga skena iu përgjigj ‘’Asnjëherë’ ndërsa qeshte. Një moment tjetër ishte dhe një pankartë ku shkruhej ‘Tom Kuka’, pseudonimi i Enkel Demit si shkrimtar. Enkel Demi ka qenë një nga bashkëprezantuesit e festivalit të vitit të kaluar. Ndërkohë në skenë u rrëzua një pjesë e skenografisë. ‘Ou… Na prishët skenografinë’ tha Ara. Ndërsa Salsano Rrapi ndërhyri...