Tayna poston foto me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe ajo e skenës
Showbiz E Shtunë, 31 Janar 2026 20:08 Rep-artistja Tayna ka postuar disa fotografi speciale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Dyshja u takua gjatë premierës së dokumentarit “Melania”, një ngjarje që solli në Kosovë vëmendjen ndërkombëtare mbi figurën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. Në njërën nga fotografitë, Tayna i ka dhënë përshkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”, duke theksuar jo vetëm respektin, por edhe lidhjen e veçantë mes botës politike dhe asaj të artit. Tayna dhe Osmani, përveç fotografive, dukeshin të kënaqura dhe të relaksuara gjatë takimit, duke treguar bashkëpunimin dhe vlerësimin reciprok.
Burimi:
kohajone.com