Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…

Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…

Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur reagime të shumta në publik dhe rrjete sociale. Disa zëra kritikë e interpretuan qëndrimin e vajzës si të ftohtë apo të distancuar, por sipas dëshmive të fundit, realiteti ka qenë krejt ndryshe dhe shumë më prekës. I ftuar në emisionin “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka ndarë detaje ekskluzive nga ajo natë, duke hedhur poshtë kategorikisht aludimet për mungesë emocionesh. Rolandi ka treguar se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel, gjatë përgatitjeve për surprizën. Sipas tij, Tisi, vetëm 13 vjeçe, ka qenë në një gjendje të fortë shoku emocional për shkak të presionit të kamerave, atmosferës së...