Stuhia shkatërruese përfshin SHBA-në, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Stuhia shkatërruese përfshin SHBA-në, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një stuhi e fortë ka përfshirë disa shtete të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet raportuan se katër persona humbën jetën në Michigan, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në Oklahoma. Tornado që shoqëroi stuhinë shkaktoi dëme të mëdha, duke rrëzuar pemë, linja energjie dhe duke dëmtuar çatitë e shtëpive të ndryshme. Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në terren për të asistuar banorët e prekur. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se moti i keq mund të vazhdojë përgjatë fundjavës, duke përfshirë rreziqe për stuhi të tjera dhe përmbytje të mëdha deri në Teksas. Autoritetet raportuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje të disa rrugëve kryesore për shkak të dëmeve. Guvernatorja e Michiganit njoftoi aktivizimin e emergjencës...