Stenaldo takohet me Luizin: Faleminderit për mbështetjen, shumë i lumtur që u pamë përsëri

Stenaldo takohet me Luizin: Faleminderit për mbështetjen, shumë i lumtur që u pamë përsëri

Showbiz E Mërkurë, 25 Mars 2026 19:30 Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania 5. Ai është vlerësuar për lojën, karakterin dhe për mënyrën se si e ka realizuar këtë format. Pas daljes nga shtëpia, ai duket se personin e parë që ka takuar është Luiz Ejlli. “Faleminderit për mbështetjen. Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”, ka shkruar Stenaldo krahas fotografisë me fituesin e Big Brother VIP Albania 2. Ndërkohë ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij edicioni, ndonëse nuk ka akoma datë zyrtare.