Sot Shën Valentini, dita e të dashuruarve. Si ka filluar kjo festë?

Sot Shën Valentini, dita e të dashuruarve. Si ka filluar kjo festë?

Showbiz E Shtunë, 14 Shkurt 2026 09:26 Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Por, kush ka qenë Shën Valentini? Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai, transmeton Telegrafi. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi. Kur Klaudiusi e kishte...