Sot nis rrugëtimin “Ferma VIP 3”, emra të njohur përfshihen në garën e fortë, të moderuar nga Arbana Osmani

Sot nis rrugëtimin “Ferma VIP 3”, emra të njohur përfshihen në garën e fortë, të moderuar nga Arbana Osmani

Spektakli që ka mbajtur të gjithë në pritje, “Ferma VIP 3”, çel siparin e rrugëtimit të tij sonte në mbrëmje! Një aventurë e jashtëzakonshme nis në ekranin e Vizion Plus dhe LIVE 24 orë në 2 kanalet e dedikuara. Një rikthim i shumëpritur, që këtë vit vjen me një energji krejt tjetër, me një prodhim të zgjeruar dhe me një kast që premton dramë, lojë dhe surpriza në çdo hap. Edicioni i tretë vjen më i madh se kurrë, duke bashkuar VIP-a që do të përballen me njëri-tjetrin në një lojë ku vetëm më të fortët mbijetojnë. Këtë herë, që natën e parë në fermë hyjnë më shumë personazhe se çdo sezon tjetër, shumica prej tyre nga fusha e artit, skenës dhe televizionit, një përzierje...