Skandali Beckham nuk është vetëm familjar: Mbiemri është markë dhe e ka në dorë Victoria

Skandali Beckham nuk është vetëm familjar: Mbiemri është markë dhe e ka në dorë Victoria

Përplasja publike mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij nuk duket më thjesht si dramë familjare. Në prapaskenë del një element që e bën gjithçka më të ftohtë, më të ashpër dhe shumë më të rrezikshme për imazhin e tyre: mbiemri “Beckham” nuk është vetëm identitet, është markë tregtare. Sipas dokumenteve të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, Victoria Beckham ka marrë në dhjetor 2016 markën tregtare “Brooklyn Beckham”. Kjo markë mbulon kategori të shumta, nga kozmetika dhe produktet pas rrojës, te veshjet, këpucët, veshjet sportive, kapelet, lodrat, madje edhe përmbajtje si programe televizive dhe muzikë. Pra, jo një formalitet i vogël, por një kornizë që prek direkt përdorimin komercial të emrit. Pika që i vuri flakën konfliktit është mënyra si Brooklyn e përjetoi këtë çështje....