Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Keijsi Hyseni është larguar mbrëmjen e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Ishte njëri prej zarfeve të zinj që shënoi përfundimin e rrugëtimit të tij në spektakël dhe kjo për shkak të sjelljeve denigruese që kishte treguar përballë një tjetër banori, Kristit.  Bëhet fjalë për një përballje të një nate më parë dhe jo vetëm, teksa Keijsi ka ofenduar Kristin me fjalë denigruese dhe bullizuese gjithashtu dhe duke vënë në diskutim orientimin seksual të tij.  Situata nuk u diskutua, por menjëherë u lexua zarfi pas transmetimit të klipit.  Dalja e Keijsit, ndau dhe banorët në dy grupe, një pjesë e vogël të cilët zgjodhën që ta përcillnin deri tek dera dhe pjesa tjetër që nuk i dhanë as dorën. Kjo nxiti dhe një debat mes Selin dhe Mateos, pasi ky i fundit zgjodhi që ta përshëndeste tek dera e kuqe Ky...