Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë

Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë

Showbiz E Premte, 26 Dhjetor 2025 15:56 Aktori i njohur Albano Bogdo ka reaguar ashpër ndaj situatës sociale dhe ekonomike në vend, duke akuzuar politikën për dështim dhe artistët për heshtje e servilizëm. Gjatë një deklarate në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Bogdo u shpreh se Shqipëria, ndonëse është një nga vendet me më shumë burime natyrore në Europë, vazhdon të ketë qytetarë që vuajnë për nevojat bazë. “Ne futemi në 10 vendet me më shumë ujë për frymë, por asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Mund të kishim dhjetëra hidrocentrale dhe energjinë ta kishim falas, ndërsa sot fatura e dritave është makthi më i madh për familjet shqiptare”, tha ai. Sipas Bogdos, përgjegjësia është e politikës, e cila ndër vite nuk ka...