Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në një postim në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që lidhen me përplasjet dhe akuzat për dhunë. “Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.” Ajo ka theksuar se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente pa bërë...