Sherri që tronditi Mardi Gras, arrestohet aktori i famshëm

Sherri që tronditi Mardi Gras, arrestohet aktori i famshëm

Aktori i njohur i Hollywood-it, Shia LaBeouf, është arrestuar në orët e para të së martës pas një përplasjeje fizike të dyshuar gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans, raportoi Variety. Sipas raportimeve, aktori i filmit “Transformers” u përfshi në një incident pak pas mesnate, jashtë një bari në zonën French Quarter. Gjatë ngjarjes ai mori ndihmë mjekësore nga ekipet e emergjencës. Sipas TMZ, një dëshmitar ka deklaruar se LaBeouf ishte nxjerrë nga një bar aty pranë për arsye ende të panjohura, ndërsa përleshja e dyshuar ndodhi më pas. Dokumentet gjyqësore tregojnë se aktori përballet me dy akuza për dhunë të lehtë. LaBeouf ka pasur edhe më herët probleme me ligjin dhe sjellje të paqëndrueshme. Ndër rastet më të përfolura ishte padia e ngritur...