Sfida “Dita perfekte” përfundon në kaos, Vëllai i Madh ndëshkon banorët

Sfida “Dita perfekte” përfundon në kaos, Vëllai i Madh ndëshkon banorët

Në shtëpinë e BBVA,  dita e sotme nisi me një sfidë ndryshe nga Vëllai i Madh, i cili u dha banorëve mundësinë për të përjetuar të ashtuquajturën “Dita perfekte”. Loja kërkonte bashkëpunim maksimal dhe respektim strikt të rregullave nga të gjithë banorët. Sipas sfidës, banorët duhej të zgjoheshin sapo të binte gongu, të visheshin njëkohësisht, të realizonin një përqafim në grup, të lanin dhëmbët së bashku, të bënin dush të gjithë bashkë dhe më pas të hanin mëngjes në grup. Çdo veprim duhej kryer kolektivisht, pa u ndarë apo shmangur nga grupi. Ndërkohë, pesë banorë të përzgjedhur nga lideri i shtëpisë, Seno, kishin edhe një detyrë shtesë: të realizonin gjuajtje në kosh, në një kuti të vendosur mbi tavolinën e living-ut. Kjo pjesë e lojës...