Selin ka qenë pjesë e “BBV2” dhe askush nuk e mban mend?
Një video e vjetër e publikuar së fundmi në TikTok po rikthen vëmendjen tek rrugëtimi i banores së këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, duke treguar ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar karriera e saj brenda pak viteve. Në klipin e rikthyer, Selin shihet duke kërcyer gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania 2, ku ajo ishte e angazhuar thjesht si figurante në trupën e baletit për të performuar gjatë një surprize të organizuar nga produksioni. Sot, pa u mbushur ende tre vite nga ajo natë, Selin nuk është më një figurante në sfond. Ajo është kthyer në një nga protagonistet kryesore të edicionit të pestë, duke tërhequr vëmendjen e publikut me lojën, karizmat dhe dinamikat e saj në shtëpi....
Burimi:
ntv.al