Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

Sara Hoxha, aksionerja e njohur e Top Channel, është parë ditën e sotme në aeroportin e Rinasit në shoqërinë e biznesmenit Erion Gina, pronar i restorantit “Padam”. Dyshja janë fotografuar teksa zbrisnin së bashku, duke nxitur menjëherë spekulime në rrjet dhe media rozë për një lidhje të mundshme mes tyre. Paraqitja e Sarës krah Erion Ginës vjen mes aludimeve se ajo ka mbyllur kapitullin me Ledion Liçon, ndërsa ky detaj ka shtuar edhe më shumë vëmendjen publike ndaj kësaj daljeje të përbashkët. As Sara Hoxha dhe as Erion Gina nuk kanë reaguar ende lidhur me lajmet që po qarkullojnë, por pamjet nga aeroporti kanë qenë të mjaftueshme për të ndezur rrjetin./lajme.al