Sara Gjordeni kritikon ashpër mënyrën si trajtohen banorët e Big Brother: Është çnjerëzore

Sara Gjordeni kritikon ashpër mënyrën si trajtohen banorët e Big Brother: Është çnjerëzore

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si banorët e “Big Brother” po trajtohen jashtë shtëpisë, duke ngritur shqetësime serioze mbi etikën dhe kufijtë e komentimit publik. Në reagimin e saj, Sara thekson se pavarësisht se situatat brenda formatit mund të duken qesharake apo të ekzagjeruara, mënyra se si ato shpërndahen dhe interpretohen jashtë kontekstit është “disi jonjerëzore”. Ajo shprehet se flet jo vetëm si ish-banore e këtij formati, por edhe si vajzë, duke vënë në dukje se profile personale dhe faqe të ndryshme në rrjetet sociale shpesh shpërndajnë momente të shkëputura, meme apo video të banorëve, të shoqëruara me ironi dhe komente tallëse. Sipas Sarës, ironia dhe humori deri në një masë janë të pranueshme, por...