Rriten çmimet e biletave për Sanremon, ja sa do të kushtojë të ndjekësh nga afër festivalin e famshëm

Rriten çmimet e biletave për Sanremon, ja sa do të kushtojë të ndjekësh nga afër festivalin e famshëm

Pas shumë vitesh me çmime të pandryshuara, nga viti 2026 do të rriten tarifat për të ndjekur nga afër Festivalin e Këngës në Sanremo. Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me RAI-n, ka vendosur një rritje prej rreth 20% krahasuar me vitin 2025 për biletat e Teatrit Ariston. Për vendet në platea, çmimi për katër netët e para të Festivalit (nga e marta deri të premten) do të jetë 240 euro për mbrëmje. Ndërsa për finalen e madhe, spektatorët do të duhet të paguajnë plot 875 euro për një biletë. Nuk do të ketë asnjë zbritje për ata që zgjedhin të blejnë carnetin e plotë: paketa totale për pesë netët e Festivalit do të kushtojë 1.835 euro. Disi më të përballueshme mbeten çmimet për galerinë. Biletat...