Romanca me Capital T, Adrola Dushi: Kemi vite bashkë, por kishim dyshime për…
Showbiz E Premte, 13 Mars 2026 21:40 Modelja Adrola Dushi është bashkuar këtë të premte në panelin e ”Goca dhe Gra”. Në mungesë të Sherina Spahiut, Adrola nuk ishte vetëm e ftuar speciale, por edhe bashkëmoderatore për këtë mbrëmje. Gjatë emisionit, modelja ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me Capital T, një marrëdhënie që u bë publike vetëm pak kohë më parë. “Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e...
Burimi:
kohajone.com