“Roli im i fundit”/ Pse po largohet Egla Ceno nga publiku?

“Roli im i fundit”/ Pse po largohet Egla Ceno nga publiku?

Aktorja e njekohesisht fituesja e “BBVA”, Egla Ceno ka ndarë me ndjekësit një rrëfim në rrjetet sociale, duke zbuluar se ka përfunduar xhirimet për filmin “Përqafuesi”, ku interpreton rolin e saj të fundit në kinema. Në mesazhin e saj, Ceno shprehet se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për të, jo vetëm për shkak të rolit, por edhe për bashkëpunimin me aktorin Gaz Pajën dhe një ekip të ri artistësh, të cilët i cilëson si të përkushtuar dhe plot pasion për artin. Megjithatë, aktorja ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka njoftuar se do të tërhiqet nga vëmendja publike për një periudhë kohe, duke kërkuar mirëkuptim nga mediat dhe publiku. Ceno tregon se po kalon një...