Rogerti e zbulon banorin që do i dhurojë 20 mijë euro nga çmimi i madh

Rogerti e zbulon banorin që do i dhurojë 20 mijë euro nga çmimi i madh

Ditën e sotme, fansat e “Big Brother VIP” patën mundësinë të ndjekin një moment të rëndësishëm reflektimi në Dhomën e Rrëfimit. Banori Rogerti foli hapur për marrëdhënien e tij me Mirin, me të cilin fillimisht kishte pasur debate të ashpra dhe mosmarrëveshje. Megjithatë, me kalimin e kohës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, raporti mes tyre ka ndryshuar dukshëm. Nga akuzat dhe ofendimet e forta, tani duket se mes Mirit dhe Rogertit ka lindur një shoqëri e sinqertë. Në një video të publikuar në Instagram nga llogaria zyrtare e programit, Rogerti ka shprehur ndjesinë se i duket sikur Miri e do atë dhe se dëshiron të qëndrojë pranë tij për të vëzhguar sjelljet e tjerëve në lojë. Fjalët e tij në dhomë të rrëfimit...