“Qëndronim 18 orë vetëm”/ Me lot në sy, Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë: Në moshën 4-vjeçare mbaja çelësin e shtëpisë

“Qëndronim 18 orë vetëm”/ Me lot në sy, Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë: Në moshën 4-vjeçare mbaja çelësin e shtëpisë

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij si pjesë e një familjeje emigrante, duke treguar sakrificat që kanë bërë prindërit për t’u siguruar një jetë më të mirë. Me lot në sy, ai kujtoi se që në moshën 4-vjeçare mbante përgjegjësinë e çelësit të shtëpisë, ndërsa prindërit punonin me orë të gjata për të siguruar bukën e gojës. “Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Lidershipin e kam pasur që në moshën 4-vjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës. Punonin ekstra për të na dhënë atë që donim. Vëllai im është një vit më i madh se unë, ai ishte 5 vjeç, unë 4. Por çelësin e shtëpisë e mbaja unë, kisha përgjegjësi për çelësat. Kishte periudha kur qëndronim...