Pse Rogertin e urrejnë banorët e Big Brother VIP Albania, por e admiron publiku?
-Nga Albert Vataj- Rogert Sterkaj, që nga hyrja si banor i Big Brother VIP Albania, e ka bërë të pranishme atë që ai e ka quajtur strategji, të jetë jo sherrxhi i vogël, por konfliktual, provokues, nxitës i një dinamizmi të gjallë dhe veprues, për të krijuar prani dhe intensitet loje. Ai është atipik jo për shkak të ekspresivitetit, por sepse zgjedh vetëdijshëm të jetë ndryshe nga pritshmëria. Më pak spektakël i gatshëm, më shumë vëzhgim, më shumë trazim ujrash të ndenjur dhe më pak vijueshmëri sipas një skenari të parapërgatitur, ku nuk ndodh asgjë dhe publiku ndjehet i përjashtuar. Rogerti është në Big Brother VIP Albania për të sjellë pak reagim impulsiv, më shumë ironi, më pak dramë e menjëhershme, më shumë distancë e...
Burimi:
kohajone.com