Pse Edi kërkon rikthimin në “BBVK”?
Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale. Ish-banori i BBVK ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit që të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit. Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë në çdo hapësirë publike ku përmendet Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni...
Burimi:
argjiroja.net