Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani
Reperi amerikan Wiz Khalifa po përballet me një situatë serioze ligjore në Rumani, ku rrezikon të vuajë një dënim prej nëntë muajsh burg për posedim marijuane. Megjithatë, pavarësisht vendimit të fundit të autoriteteve rumune, artisti shpreson ende në një alternativë ndaj burgimit, ndërsa procesi ligjor nuk konsiderohet ende i përfunduar. Sipas mediave të huaja, të enjten, më 18 dhjetor, Gjykata e Apelit e Konstancës pranoi një ankesë të paraqitur nga DIICOT, zyra e prokurorisë kompetente për krimin e organizuar dhe terrorizmin në rajon. Me këtë vendim, gjykata rrëzoi pjesërisht vendimin e mëparshëm, duke e dënuar reperin me nëntë muaj heqje lirie, pavarësisht se fillimisht ai ishte dënuar vetëm me një gjobë prej 3,000 lei, rreth 700 dollarë amerikanë. Asgjë nuk është finalizuar ende, pasi ekipi...