Prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës: Koha të luajmë secili për vete

Prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës: Koha të luajmë secili për vete

Showbiz E Hënë, 19 Janar 2026 21:41 Klodi, Elijona dhe Londrimi nuk e kanë më raportin si dikur. Duket se është prishur miqësia mes tyre dhe se në këtë pikë të lojës duan të ndahen nga njëri-tjetri. Klodi ka qenë i pari që është distancuar nga Londrimi dhe Elijona, kjo edhe për shkak të raporteve e keqkuptimeve me këtë të fundit. Elijona nga ana tjetër theksoi se ka qenë ajo që ka dashur të distancohet vet nga Klodi. Sa i përket Londrimit, banori u shpreh që ka ardhur koha të luajnë secili për vete. “Është koha të luajmë secili për vete”, u shpreh ai. Ata lanë të nënkuptohet se çmimi nuk fitohet në grup dhe se kanë hyrë vetëm.