Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën: detaje nga ceremonia
Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës. Vetë princi ka konfirmuar lajmin për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit. Fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime. Të njëjtën frymë, larg bujes dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmes, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare. Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit...
Burimi:
argjiroja.net