Prezantohet fermerja e parë, Soni Malaj surprizon me hyrjen e saj
Ferma VIP 3 ka nisur me entuziazëm dhe shumë ngjyra, fermerja e parë që ka nisur rrugëtimin është këngëtarja shumë e dashur për publikun, Soni Malaj. Ajo që ra në sy ishte hyrja e këngëtares me një kalë të bardhë dhe muzikë në sfond. Këngëtarja u shpreh shumë e entuziazmuar për këtë eksperiencë të re dhe u shpreh se lidhja e saj me fshatin është shumë e ngushtë. Këngëtarja u shpreh se në fermë do ta gjej veten shumë mirë, por i vetmi merak që kishte Soni ishte se nuk kishte shumë aftësi të mira në bërjen e byrekut. Ferma VIP 3 startoi sot në Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduard Grishaj. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv