Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg
Dhjetë persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata Penale e Parisit për përhapjen e batutave, fyerjeve, fotomontazheve dhe karikaturave në rrjete sociale, ku pretendohej në mënyrë të përsëritur se Brigitte Macron “ishte burrë”. Gjykata i cilësoi këto veprime si sulme të rënda dhe fushatë denigruese online ndaj Zonjës së Parë të Francës. Të pandehurit u dënuan me masa që variojnë deri në gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa një prej tyre mori tetë muaj. Përveç dënimeve penale, secili prej tyre u urdhërua të ndjekë një kurs ndërgjegjësimi për respektin në mjedisin digjital dhe parandalimin e veprave penale online, përfshirë cyberbullying. Gjithashtu, ata duhet t’i paguajnë Brigitte Macron shumën 10.000 euro secili si dëmshpërblim moral. Gjykata bëri dallim mes roleve të të pandehurve, duke veçuar “nxitësit” kryesorë...
Burimi:
argjiroja.net