Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Brad Pitt ka shënuar një fitore të madhe në betejën e tij të vazhdueshme ligjore me ish-gruan e tij, Angelina Jolie , mbi vreshtarinë franceze Chateau Miraval. Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six të enjten, më 18 dhjetor, një gjyqtar ka vendosur në favor të yllit të Hollivudit, duke urdhëruar aktoren të dorëzojë email-et dhe mesazhet në lidhje me shitjen e pjesës së saj të vreshtit, të cilën e kishin blerë ndërsa ishin të martuar. Një burim i tha Page Six se “emailet do të vërtetonin se Jolie nuk ishte e ndershme që nga fillimi në lidhje me qëllimet e saj të vërteta në lidhje me shitjen e aksioneve të saj në biznes”. Jolie ka 45 ditë kohë për të dorëzuar provat....