Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles
Më pak se dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish së bashku gjatë një daljeje të qetë në Los Angeles, duke rindezur interesin e mediave dhe fansave për marrëdhënien e tyre. Dyshja u fotografua të dielën në qendrën tregtare “Brentwood Country Mart”, ku shoqëroheshin nga djali 13-vjeçar i aktorit, Samuel. Burimet thonë se qëllimi i takimit ishte blerja e dhuratave për festat e fundvitit. Gjatë vizitës, ish-çifti kaloi kohë duke vizituar dyqane veshjesh luksoze dhe më pas ndaloi për të ngrënë një vakt të tre së bashku. Jennifer Lopez, 56 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant me pika të bardha dhe çizme kauboj, ndërsa Ben Affleck, 53 vjeç, kishte zgjedhur një veshje në nuancat e...