Pas imitimit të Brikenës, reagojnë familjarët e Dj Gimbo

Pas imitimit të Brikenës, reagojnë familjarët e Dj Gimbo

Showbiz E Martë, 17 Mars 2026 12:10 Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë debate, ndërsa një episod i fundit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Dj Gimbo, i cili është filmuar duke imituar mimikat e fytyrës së Brikena, veprim që është konsideruar nga një pjesë e publikut si tallës dhe ofendues. Pas kritikave të shumta online, familjarët e Dj Gimbo, të cilët administrojnë edhe llogarinë e tij në rrjetet sociale, kanë reaguar përmes një deklarate publike, duke kërkuar falje. Në mesazhin e publikuar në “Instastory”, ata theksojnë se veprimi nuk ka pasur qëllim ofendues dhe se duhet parë në kontekstin e presionit dhe kushteve të veçanta të formatit televiziv. “Si familja e Gimbos, kërkojmë falje...