Parlamenti Europian do të ndalojë Inteligjencën Artificiale për imazhet me lakuriqësi
BE po ndërmerr veprime kundër imazheve deepfakes pornografike në internet. Parlamenti Evropian ka votuar në favor të ndalimit të të ashtuquajturve sisteme “nudifikuese”, të cilët krijojnë imazhe dhe video artificiale. Parlamenti Evropian synon të ndalojë sistemet e inteligjencës artificiale të afta për të gjeneruar imazhe artificiale me lakuriqësi. Në Bruksel, eurodeputetët votuan me shumicë të madhe në favor të një ndalimi. Të ashtuquajturit sisteme”nudifikuese” përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar ose manipuluar imazhe seksuale të qarta ose intime, që i ngjajnë një personi real të identifikueshëm, pa pëlqimin e atij personi. Imazhe dhe video të tilla “dëmtojnë viktimat dhe shkelin të drejtat themelore të dinjitetit dhe privatësisë”, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit. Një ndalim i qartë do të ishte “urgjent dhe i nevojshëm”. Me...
Burimi:
kohajone.com