“Nuk ecën dot, por ne nuk dorëzohemi”/ Dëshmia e fortë e Kledi Kadiut për sëmundjen e djalit

“Nuk ecën dot, por ne nuk dorëzohemi”/ Dëshmia e fortë e Kledi Kadiut për sëmundjen e djalit

Koreografi i njohur Kledi Kadiu ka folur me shumë ndjenjë dhe dhimbje për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se si një ngjarje që zakonisht shoqërohet me festë dhe gëzim për çdo familje, për ta u kthye në një plagë të thellë shpirtërore. “U ndryshua gjithçka. Festa që çdo familje bën kur lind një fëmijë, për ne u shndërrua në një dhimbje të madhe. Fakti që ai ishte kaq i vogël… mospranimi i një prindi, pyetja e vazhdueshme ‘pse atij dhe jo mua’ ishte diçka që të shkatërron”, u shpreh Kadiu teksa ishte i ftuar ne ‘Mirembrema Yje’. Ai tregoi se ishte një periudhë e mbushur me ankth, lot dhe pafuqinë për të ndalur një realitet të hidhur, por...