Nominimi për Oscar ‘trondit’ Teyana Taylor: Nuk marr asgjë si të mirëqenë

Nominimi për Oscar ‘trondit’ Teyana Taylor: Nuk marr asgjë si të mirëqenë

Teyana Taylor është një nga emrat që këtë vit do të garojë për një statujë të artë në ceremoninë e 98-të të Çmimeve të Akademisë. Aktorja ka marrë nominimin në kategorinë “Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor” për interpretimin e saj në filmin One Battle After Another. Në një intervistë për “Variety”, Taylor ka treguar se lajmi e ka tronditur emocionalisht dhe se ende nuk arrin ta besojë plotësisht atë që po i ndodh. Ajo u shpreh se ankthi dhe emocionet e forta nuk e lanë të flinte gjatë natës para shpalljes së nominimeve. “Tingëllon çmenduri, në kuptimin më të bukur të fjalës. Jam pa fjalë. Zëri pothuajse më është zhdukur. Unë dhe familja ime po bërtisnim nga gëzimi. U rrotullohesha në shtrat gjithë...