Një zë i ri në muzikë, Zana Tahiri i këndon ”Mallit” në duet me Rilind Alimanin
Showbiz E Enjte, 19 Mars 2026 15:57 Këngëtari Rilind Alimani ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artisten e re Zana Tahiri. Dyshja kanë sjellë këngën me titull ”Malli”, një duet që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. ”Malli” shënon debutimin zyrtar të Zanës, edhe pse rrënjët me skenën i ka pasur që në fëmijërinë e saj. Ajo vjen nga një familje artistësh, pasi është vajza e këngëtarit të njohur Labinot Tahiri, gjë që e ka bërë edhe më interesant hyrjen e saj në muzikë. Me këtë bashkëpunim, Zana Tahiri bën një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një emër premtues në industrinë muzikore shqiptare.
Burimi:
kohajone.com