“Një heshtje që këndon ende”, Fifi thyen misterin e Florit
Showbiz E Diel, 18 Janar 2026 20:16 Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën, në “Grida Duma Podcast”, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon. E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të. “Unë nuk e di fare as çfarë bën Flori, as si është Flori. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë nuk më kanë pëlqyer”, tha ajo, duke shtuar se pa folur drejtpërdrejt me të, nuk i beson asgjëje që thuhet. Sipas Fifit, rreth Florit qarkullojnë shumë fjalë që shpesh rezultojnë të pavërteta....
Burimi:
kohajone.com