“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës

“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, ‘plas’ keq mes Keijsit dhe Brikenës

Showbiz E Shtunë, 17 Janar 2026 13:45 Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve. Këtë herë, përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy prej personazheve që deri më tani nuk kishin pasur konflikte të theksuara mes tyre. Situata nisi krejt papritur, në një moment që fillimisht dukej i qetë dhe pa asnjë ngarkesë emocionale. Të dy ndodheshin në oborr, duke shijuar akullore së bashku me banorë të tjerë. Sipas pamjeve të transmetuara, Brikena iu drejtua Keijsit me shaka, duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”. Komenti, i cili nga ana e saj u perceptua si humor, nuk u prit aspak mirë nga Keijsi. Reagimi i tij ishte...